Lionel Messi ka zgjedhur të luajë për Paris Saint-Germain nga sezoni i ardhshëm, raporton gazetari i njohur në Francë, Mohamed Bouhafsi.
Diskutimet e fundit përpara zyrtarizimit kanë të bëjnë me një kontratë dyvjeçare plus me mundësinë e vazhdimit për një sezon tjetër. PSG dëshiron ta mbyllë marrëveshje përpara fundjavës.
Babai i Messit do të takohet me drejtuesit e PSG-së gjatë orëve të ardhshme.
Ylli argjentinas u largua nga Barcelona pas 21 viteve, për shkak të problemeve për regjistrimin e tij në La Liga.