Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi do të largohet nga Parisi

Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germaini. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të mërkurën se Messi ka marrë vendim të largohet nga ekipi francez verën tjetër kur edhe i skadon kontrata. Mësohet se Messi ka njoftuar klubin se nuk do ta shfrytëzojë opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një vit për të mbetur lojtar i lirë vitin e ardhshëm.

35-vjeçari ende nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij, ndonëse ka spekulime se ai po planifikon të rikthehet te skuadra e Barcelonës. Megjithatë, Messi është i fokusuar tërësisht në Kupën e Botës, si dhe për ta ndihmuar Parisin këtë edicion t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.

Ai iu bashkua Parisit vitin e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa këtë sezon ka gjashtë gola e tetë asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat.