Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesfushori Laimer nuk largohet nga Leipzigu

Mesfushori Konrad Laimer nuk do të largohet nga skuadra e Leipzigut gjatë këtij afati kalimtar.

Kështu ka insistuar të hënën trajneri Domenico Tedesco, ka raportuar “Kicker”. Tedesco ka insistuar se 25-vjeçari do të jetë pjesë e Leipzigut këtë edicion dhe se klubi po përgatit kontratë të re për Laimerin. Interesim të madh për transferimin e tij këtë verë kishte shfaqur Bayern Muencheni, por Leipzigu ka refuzuar ofertën prej 30 milionë eurosh.

Laimer ka kontratë me Leipzigun deri në fund të këtij sezoni, ndërsa është pjesë e ekipit prej vitit 2017. Këtë edicion ai ka dy paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm