Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron Laimerin

Mesfushori Konrad Laimer do të jetë përforcimi i parë i Bayern Munichut për sezonin e ardhshëm. “Bild” ka raportuar të hënën se Bayerni tashmë i ka siguruar shërbimet e austriakut 25-vjeçar. Mësohet se Bayerni ka arritur marrëveshje personale me Laimerin, e cila do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

Laimer te Bayerni do të transferohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Leipzigut.

Ai me bavarezët do të firmosë kontratë deri në vitin 2029 dhe për shërbimet e tij, Bayerni ka mposhtur konkurrencën e fortë të Chelseat. Laimer në vitin 2017 iu bashkua Leipzigut nga Salzburgu, ndërsa këtë edicion ka një asistim në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.