Mesfushori Konrad Laimer pritet të jetë përforcimi i parë i Bayern Muenchenit për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Kicker”, të martën.
Bëhet e ditur se Laimer parimisht ka marrëveshje me Bayernin për t’iu bashkua në verë si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Leipzigut.
Austriaku ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leipzigun, ndërsa gjatë afatit kalimtar të verës u kërkua edhe nga Liverpooli.
25-vjeçari prej vitit 2017 është pjesë e Leipzigut dhe është njëri prej mesfushorëve defensivë më të vlerësuar në Bundesligë. Këtë edicion, Laimer ka gjashtë paraqitje për Leipzigun, ekip të cilit iu bashkua nga Salzburgu.