Liverpooli ka parakaluar Bayern Muenchenin në garën për mesfushorin Konrad Laimer, ka raportuar “Sky Germany”.
Madje, thuhet se ekipi anglez është favorit për shërbimet e austriakut, të cilin pritet ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. Mësohet se Liverpooli tashmë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin dhe po negocion me Leipzigun për lirimin e tij.
Për kartonin e tij, Liverpooli pritet të ofrojë dhjetë milionë euro, duke pasur parasysh se Laimerit kontrata me ekipin gjerman i skadon në fund të këtij sezoni. Ai është pjesë e Leipzigut prej vitit 2017, ndërsa këtë edicion ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat.