Mesfushori Konrad Laimer mund të jetë befasia e madhe e Liverpoolit në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.
“Kicker” ka njoftuar të hënën se Liverpooli ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Leipzigut.
Bëhet e ditur se për austriakun, i cili pëlqehet nga trajneri Juergen Klopp, Liverpooli ka ofruar 30 milionë euro. Laimer ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leipzigun që i skadon vitin e ardhshëm dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga ekipi gjerman.
Ai po kërkohet edhe nga Bayerni, Aston Villa e Manchester Unitedi, ndërsa këtë edicion ka tri paraqitje për Leipzigun në të gjitha garat.