Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendy kërkon kontratë të re nga Real Madridi

Ferland Mendy dhe Raphael Varane

Ferland Mendy po kërkon kontratë të re nga Real Madridi, raporton gazeta “Marca”.

Mbrojtësi i djathtë francez ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2025, mirëpo ai kërkon kontratë të re me kushte më të mira.

Por, klubi madrilen nuk është duke menduar të hapë bisedimet me Mendyn për kontratë të re.

Mendy iu bashkua Realit nga Lyoni për 48 milionë euro në korrik të vitit 2019. Në stinorin e fundit ai luajti 38 ndeshje në të gjitha garat dhe realizoi dy gola.