Rezultati i ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit ka peshë të madhe edhe sa i takon gjasave të Rumanisë për kualifikim në Euro 2024.
Për këtë arsye mediat në Rumani po i kushtojnë hapësirë të madhe ndeshjes që luhet të dielën. Për mediat rumune është e pakuptueshme që Kosova nuk ka shpallur ende listën, ndonëse ndeshja zhvillohet menjëherë të dielën. “Prosport.ro” ka shkruar se lojtarë të Kosovës po shantazhohen nga klubet e tyre evropiane, përkatësisht po kushtëzohen që mos të pranojnë ftesën. Klubet janë të obliguara të lirojnë lojtarët të premten, por thuajse të gjitha skuadrat e lojtarëve të Kosovës kanë ndeshje kampionale në fundjavë. Disa prej lojtarëve si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Arijanet Muriq, Florent Muslija janë liruar nga klubet që të bashkohen me Kosovën.
“Arsyeja pse Kosova po shtyn publikimin e listës është e paprecedentë në histori të futbollit profesional.
Sipas informacioneve të ProSport, pasi ndeshjet e klubeve janë në periudhë të njëjtë me ndeshjen Kosova – Izraeli, shumë klube në Evropë po shantazhojnë lojtarët e tyre nga Kosova që të refuzojnë ftesën, në mënyrë që të jenë në dispozicion për ndeshjet e ligës”, ka shkruar “prosport”. Ky medium rumun ka parashikuar mundësinë që Kosova të jetë me ekip inferior ndaj Izraelit. Kjo në fakt nuk pritet të ndodhë. Fitorja e Izraelit do të zvogëlonte gjasat e Rumanisë.
Lexo edhe:
Edhe
Shumë paqartësi te Kosova në prag të ndeshjes me Izraelin