Gazeta tradicionale rumune, Adevarul, ka shkuar të enjten se Kosova mund ta tolerojë Izraelin për të dëmtuar gjasat e Rumanisë për kualifikim në Euro 2024.
Tashmë gara për pozitën e dytë në grup zhvillohet mes Rumanisë dhe Izraelit. Derisa me Rumaninë, Kosova i ka përfunduar dy ndeshjet, Izraelin e pret udhëtimi në “Fadil Vokrri”.
“E kemi kthyer Kosovën në armike. Dhe tani Muriqi dhe bashkëlojtarët e tij do të jenë në pozitë për të ‘arbitruar’ garën për vendin e dytë që zhvillohet mes nesh dhe Izraelit. Si? Duke luajtur më butë ndaj Izraelit në shtëpi, pasi kanë lënë shpirtin në fushë ndaj nesh në Prishtinë në qershor, duke marrë 0:0”, ka shkruar Adevarul, ndër të tjera. Kjo gazetë, si gjitha mediat tjera rumune, vazhdon t’i kushtoj rëndësi të madhe ndeshjes Rumani – Kosovë.
Më 15 tetor është ndeshja Kosova – Izraeli.
Zvicra udhëheq në grup me 14 pikë, ndërsa Rumania është e dyta me 12 pikë. Izraeli ka 11 pikë në vendin e tretë. Bjellorusia dhe Kosova janë tashmë jashtë garës. Kanë nga vetëm katër pikë, ndërsa Andorra i ka dy. Dy të parët në grup kualifikohen në Euro 2024.