Në natën kur Gjermania mundi 9:0 Lihtenshtajnin për t’i dhënë Hansi Flickut startin më të mirë ndonjëherë si përzgjedhës, e kaluara dhe e ardhmja e përfaqësueses gjermane u përplasën mes vete pasi ish-përzgjedhësit Joachim Loew iu dha lamtumira. Kjo ishte lamtumira që duhej të kishte ardhur vite më parë. Megjithatë, ndoshta ishte e përshtatshme që Gjermania më në fund i dha Loewit mirënjohjen për kontributin e tij në natën kur Hansi Flick bëri fillimin më të suksesshëm të karrierës së një trajneri gjerman. Fitorja e gjashtë e Flickut në ndeshjen e tij të gjashtë erdhi shumë më lehtë sesa në duelin e parë, kur skuadrat u takuan për herë të fundit. Një karton i kuq për Jens Hoferin, i cili goditi aksidentalisht Leon Goretzkan në qafë, bëri që Lihtenshtajni të shkatërrohet me rezultatin 9:0. Gjermania shpërbeu në mënyrë të prerë kundërshtarin e saj, duke regjistruar hiq më pak se 39 goditja në portën e Lihtenshtajnit gjatë 90 minutave lojë. Kjo nuk ishte një mbrëmje për konkluzione madhështore, por ishte një mbrëmje ku Gjermania u argëtua shumë dhe kjo duket të jetë atmosfera për këtë ekip nën drejtimin e trajnerit të tyre të ri.
“Hansi Flick është trajneri më i mirë që mund të ketë ky ekip”, tha Loew.
Mirëpo e vërteta e kësaj deklarate mund të konfirmohet vetëm dimrin e ardhshëm kur Gjermania do të paraqitet në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar. Megjithatë, nuk mund të mohohet se Flick ka rikthyer një ekip që, gjashtë muaj më parë, nuk kishte ide dhe besim.
“Ndihet sikur ka një atmosferë më të madhe në ekip. Duket sikur lojtarët po argëtohen sërish duke luajtur futboll. Dhe, e gjithë kjo ka ardhur falë Hansi Flickut”, tha Sophie, një tifoze e flaktë gjermane.
E Loew duket se ka përjetuar kënaqësi duke e parë ish-ekipin e tij nga tribunat të argëtohet sërish edhe pse për të mund të ketë qenë e çuditshme. Pavarësisht se ai pranoi se po ndihej më mirë tani pasi kishte nevojë për hapësirë larg futbollit pas Evropianit, të qenit në tribuna dhe jo në vijën anësore duke parë një ekip që luftonte tërë kohën mund të ketë qenë një gjë e pazakontë, ndoshta edhe një ndjenjë pak e pakëndshme. Loew ishte në krye të Gjermanisë për 15 vjet përpara se të zëvendësohej nga Flicku pas dështimit në Evropian. Ai para ndeshjes me Lihtenshtajnin u shpërblye me mirënjohje nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, të cilën ia ndanë ish-lojtarët e tij, Lukas Podolski, Per Mertesacker dhe Sami Khedira. Turma duartrokiti dhe u dëgjuan disa thirrje “Jogi”. Ai duartrokiti dhe buzëqeshi derisa mori mirënjohjen.
“Jogi është një djalë i mrekullueshëm dhe mendoj se të gjithë lojtarët që kanë luajtur nën drejtimin e tij mund ta konfirmojnë këtë”, tha Thomas Mueller.
Ndërkohë, Marco Reus shtoi se të gjithë lojtarët e Gjermanisë i janë mirënjohës Loewit për punën e bërë, sidomos për triumfin në Botërorin e mbajtur në Brazil në vitin 2014.
Edhe
Grupi E: Gjermania e paparashikueshme, duhet të shënojë gola për sukses në Kupën e Botës
“Unë mendoj se 90 për qind e lojtarëve aktualë te Gjermania kanë debutuar nën drejtimin e Loewit, kështu që ai ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e tyre. Ai është një person i mrekullueshëm. Ne patëm ulje-ngritjet tona, por mendoj se ai u përshëndet në mënyrën më të mirë në mundshme”, shtoi ai.
Transformimi i Gjermanisë nën Flickun është duke u zhvilluar mirë. Leroy Sane, i cili kurrë nuk mundi të stabilizohej te Gjermania nën Loewin, ka evoluar lojën e tij nën trajnerin e ri. Sane tani ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e Gjermanisë nën drejtimin e Flickut.
“Unë jam me fat që jam pasardhës i një trajneri të madh si Joachimi, të cilin e falënderoj për të gjithë kontributin që e ka dhënë”, u shpreh Flick. “Megjithatë, mund të shihni se tani ekipi po luan mirë dhe të gjithë janë kthyer në formën më të mirë. Mund të them se lojtarët janë zhvilluar jashtëzakonisht shumë në ndeshjet e fundit dhe kjo më bën optimist në prag të Botërorit”.