Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Loew i zhgënjyer me eliminimin e Gjermanisë

Joachim Loew ka mbetur i zhgënjyer me eliminimin e Gjermanisë në 1/8 e finales të Kampionatit Evropian, pas humbjes 2:0 nga Anglia.

Madje, Loew ka kërkuar falje për këtë eliminim, i cili sipas tij, ka shuar entuziazmin e madh që ka mbretëruar në Gjermani.

Për Loewin, kjo ishte ndeshja e fundit në krye të Gjermanisë, pasi para fillimit të Evropianit kishte paralajmëruar largimin. Ai në këtë post, do të zëvendësohet nga Hansi Flicku i Bayernit.

“Është një zhgënjim i madh, jo vetëm për mua, por për të gjithë. E kishim besimin, por edhe shpresën gjithashtu se do të kalonim tutje. Në ndeshje të tilla, është e rëndësishme të shfrytëzosh rastet e mira, gjë që ne nuk e bëmë. Muelleri dhe Werneri patën nga një rast të mirë, por nuk realizuan. Më vjen keq, që me këtë eliminim e shuam edhe entuziazmin e madh në shtëpi”, ka thënë Loew.

Artikuj të ngjashëm