Milot Rashica ka asistuar për Galatasarayn, por kontributi i tij nuk ishte i mjaftueshëm. Gjiganti turk u mposht nga Kayserispori, të shtunën mbrëma, me rezultatin 2:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Superligës së Turqisë në futboll.
Kayserispori shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa Rashica u aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Galatasaray kërkoi golin, ndërsa atë e gjeti vetëm në minutën e 86-të. Reprezentuesi i Kosovës, Rashica, shpërtheu nga krahu i djathtë dhe dërgoi top të ultë në zonë. Baris Yilmaz shënoi me një devijim, por gola të tjerë nuk pati dhe Galatasaray pësoi 2:1.
Skuadra e Rashicës ka tubuar 17 pikë në nëntë ndeshje. Është në pjesën e epërme të tabelës. Rashica e ka luajtur ndeshjen e tretë për skuadrën turke. Por për herë të parë i janë dhënë më shumë minuta. Ndaj Adana Demirspor u aktivizua fare në fund. Me Kasimpashan kishte luajtur prej minutës së 83-të, ndërsa me Konyasporin nuk ishte aktivizuar fare.
“Ishte dëshpëruese për ekipin dhe për mua. Kemi dëshpëruar tifozët tanë”, ka thënë Rashica për sajtin zyrtar të Galatasarayt. Tifozët e kësaj skuadre njihen si shumë pasionantë.
“Ne dalim në fushë për ta fituar secilën ndeshje. Duke u fokusuar në gjërat pozitive ne do të luajmë për ta fituar ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar Rashica.
Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, është ankuar në referim.
Edhe
Asllani shkëlqen në fitoren e Beshiktashit
“Për fat të keq sistemi VAR nuk ka punuar sërish sot në Turqi. Është dëshmuar sërish që gjyqtarët e VAR-it janë të paaftë dhe të rrezikshëm për këtë ligë”, ka thënë ai ndër të tjera.
Superliga turke është mbipopulluar nga futbollistët shqiptarë këtë edicion.