Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica pritet të zyrtarizohet si lojtar i Galatasarayt

Galatasaray e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Turqisë me 88 pikë nën drejtimin e trajnerit Okan Buruk, ndërsa prej lojtarëve që shkëlqyen ishte edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica dha kontribut të madh në suksesin e Galatasarayt, dhe skuadra e madhe turke tani dëshiron që ta blejë përfundimisht atë.

Rashica ishte i huazuar nga skuadra e Norwich Cityt, por mediumi turk “Fanatik”, ka shkruar të shtunën se transferimi i tij do të kompletohet për 7 milionë euro.

27-vjeçari Rashica pritet t’i bashkohet Galatasarayt në kampin në Austri dhe zyrtarizimi i blerjes së tij pritet të bëhet brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Rashica zhvilloi 26 ndeshje në edicionin e kaluar në elitën e futbollit turk.

Edhe Rashica këtë javë i bashkohet Galatasarayt Sport Rashica këtë javë i bashkohet Galatasarayt

Shënoi katër gola dhe dhuroi shtatë asistime.

Sulmuesi kosovar pati edhe dy gola në katër ndeshje të luajtura në Kupën e Turqisë.