Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica këtë javë i bashkohet Galatasarayt

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, gjatë kësaj jave do ta kompletojë transferimin e tij te skuadra e Galatasarayt, kanë njoftuar mediumet turke të martën.

Bëhet e ditur se klubet tashmë kanë arritur marrëveshjen me insistimin e Rashicës, i cili i ka kërkuar Norwich Cityt ta pranojë ofertën e klubit turk.

Për kartonin e Rashicës, Galatasaray do të paguajë 6.5 milionë euro ndërsa futbollisti kosovar do të firmosë kontratë katërvjeçare me ekipin elitar të Turqisë.

Rashica edicionin e shkuar ishte i huazuar te Galatasaray dhe e fitoi titullin e kampionit të Turqisë, përpara se të rikthehet te Norwichi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Te Norwichi nuk llogarisin në 27-vjeçarin, i cili edicionin e shkuar shënoi 4 gola dhe asistoi 7 herë në të gjitha garat për Galatasarayn. Ai karrierë ka bërë edhe te Werder Bremeni e Vitesse.

Artikuj të ngjashëm