Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trabzonspori hyn në garë për transferimin e Rashicës

Milot Rashica ka pasur edicion pozitiv me skuadrën e Galatasarayt.

Futbollisti i Kosovës, Rashica, e fitoi titullin e kampionit në Turqi me skuadrën e madhe, ndërsa e mbylli kampionatin me katër gola të shënuar e shtatë asistime në 26 ndeshje të luajtura.

26-vjeçari ishte i huazuar te skuadra e Galatasarayt nga Norwich City, që e ka kartonin e tij. Rashica me Norwichin ka kontratë deri në vitin 2025.

U raportua shumë se ai mund të mbetet te skuadra e Galatasarayt edhe pas përfundimit të huazimit, por tani shërbimet e Rashicës për edicionin tjetër i dëshiron edhe skuadra e Trabzonsporit.

Trabzonspori është shtatë herë kampion i Turqisë. Ligën për herën e fundit e fitoi në edicionin 2021/22.