Ylli më i madh i deritashëm në Kupën e Botës në Katar, Kylian Mbappe, ka munguar të martën në stërvitjen e Francës. Franca pas katër ditësh luan në çerekfinale ndaj Anglisë. Ai vlerësohet rreziku më i madh për Anglinë, falë pesë golave në katër ndeshjet e deritashme.
Mbappe është ankuar në një lëndim të nyjës së këmbës pa nisur Botërori. Por nuk ka pasur telashe në ndeshjet e deritashme.
Te Franca kanë thënë se Mappe po bën rikuperim në palestër, pas ndeshjes me Poloninë.