Kylian Mbappe do t’i mungojë Francës në ndeshjen në udhëtim tek Azerbajxhani, që është e fundit e kualifikimeve për Botërorin 2026.
Federata e Futbollit e Francës njoftoi të premten se sulmuesi i Real Madridit ka lëndim në nyjën e këmbës dhe për këtë është lënë i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFranca me fitoren 4:0 ndaj Ukrainës në Paris e siguroi Botërorin që vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Mbappe në duelin e së enjtes mbrëma i shënoi dy gola, ndërsa tani ka 400 gola të realizuar në karrierë.
Azerbajxhani luan ndaj Francës të dielën në ndeshjen e Grupit D.
Franca do të jetë edhe pa Manu Konen e Romës dhe Eduardo Camavingan e Real Madridit.
Kone mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Camavinga ka lëndim muskulor, ka njoftuar federata franceze.