Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe do të kthehet në Francë për vizitë te mjeku

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe humbi ndeshjet e fundit të Francës në Ligën e Kombeve për shkak të lëndimit në gju.

Lëndimi duket se është më serioz se që mendohej fillimisht. Pas qëndrimit të shkurtër në Zvicër, Mbappe ka udhëtuar për në Paris për të kryer tjera vizita mjekësore te mjeku i tij i besuar. 

Vetëm pas ekzaminimit do të merret një vendim nëse do të jetë në dispozicion të Real Madridit për ndeshjen kundër Sevillas të dielën.