Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe i lënduar, por shpreson të jetë gati për “El Clasico”

Kylian Mbappe

Real Madridi ka lëshuar të hënën një komunikatë lidhur me lëndimin e Kylian Mbappes, që nuk ia doli ta përfundojë ndeshjen ndaj Betisit, të premten.

Ylli francez ka lëndim muskulor në këmbën e majtë.

Madridi nuk ka njoftuar se sa do të mungojë Mbappe.

Sipas “Marca” ai do të mungojë ndaj Espanyolit, ndërsa do të tentojë të jetë gati për “El Clasicon” ndaj Barcelonës që zhvillohet më 10 maj në “Camp Nou”.