Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Konfirmohet lëndimi i Kylian Mbappes

Konfirmohet lëndimi i Kylian Mbappes

Ylli i Francës, Kylian Mbappe, ka thënë se ka marrë goditje në nyjën e këmbës, kurse lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe përzgjedhësi Didier Deschamps. 

Por, te Franca nuk i frikësohen mungesës së sulmuesit të Real Madridit në gjysmëfinale.

Ai u largua nga fusha në minutën e 77-të të ndeshjes ndaj Marokut, ndërsa është parë duke mbajtur akull në nyjën e këmbës. 

Mbappe pas ndeshjes ka theksuar se është mirë, vetëm se ka marrë goditje. 

“ESPN” ka shkruar të premten se Mbappe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Botës. 

Mbappe ka tetë gola e tri asistime në këtë Botëror.