Ylli i francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka gjithçka për të fituar Topin e Artë, sipas Blaise Matuidit.
Mbappe, 19 vjeçar, është njëri nga të nominuarit për të fituar sivjet çmimin e më të mirit të botës, megjithatë ai nuk konsiderohet si një nga favoritët, transmeton Koha.net.
Megjithatë, Matuidi beson se Mbappe – që ndihmoi PSG-në ta fitonte tripletën dhe Francën të triumfojë në Kupën e Botës me ç’rast ishte shpallur lojtari më i mirë i ri i kampionatit Botëror – një ditë do ta fitojë Topin e Artë.
“Ai është njëri nga të nominuarit prandaj mund ta fitojë. Ai ka treguar se është një lojtar i madh përkundër moshës së re. Ajo çfarë shfaq ai në fushë është shumë mbresëlënëse. Mbappe ka gjithçka për ta fituar Topin e Artë sivjet apo në të ardhmen”, është shprehur Matuidi.