Gianluigi Buffon beson se bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Kylian Mbappe, e meriton të fitojë Topin e Artë.
19-vjeçari ndihmoi Francës drejt triumfit në Kupën e Botës gjatë verës dhe legjenda italiane është impresionuar me sulmuesin.
“Mbappe është fenomen”, ka thënë Buffon për “ToutLeSport”. “Nëse ai vazhdon të dojë të jetë më i miri, nëse ruan entuziazmin dhe vazhdon të sillet normalisht, atëherë ai mund të bëhet ashtu dhe të jetë më i miri për kohë të gjatë”.
Buffon ka thënë se njerëzit e krahasojnë Mbappen me Roberto Baggion, Francesco Tottin e Alessandro Del Piero. Megjithatë, sipas italianit, Mbappe ka talent të paparë deri tash.