Kylian Mbappe dhe Karim Benzema janë në listën për ta fituar “Topin e Artë”, por sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka thënë se këtë çmim sivjet e meriton bashkëkombësi i tij.
Në një intervistë publikuar të shtunën nga “Mundo Deportivo”, Mbappe ka thënë se megjithatë, edhe ai vetë shpreson që një ditë ta fitojë një çmim të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Reali është makineri e ‘Topit të Artë’ dhe kjo duhet pranuar. Por, nuk është klub që e fiton këtë çmim, janë futbollistët. Shpresoj që edhe unë ta fitoj një ditë në Paris. Benzema është 34-vjeçar dhe ai veçse e ka pasur sezonin e jetës. Fitoi Ligën e Kampionëve dhe ishte disa herë vendimtar. Nëse do të isha si ai dhe nuk do ta fitoja çmimin, nuk do të mendoja më asnjëherë për ‘Topin e Artë”, ka thënë Mbappe.
Benzema në edicionin e kaluar shënoi 44 gola dhe PATI 15 asistime në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Shënoi edhe në ndeshjen e Superkupës kundër Frankfurtit.