Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe debuton me gol e trofe të fituar te Reali

Kylian Mbappe

(E përditësuar në 22:58) - Kylian Mbappe e pati besimin e trajnerit Carlo Ancelotti në ndeshjen e parë zyrtare me Real Madridin. 

Dhe besimi i trajnerit italian u shpagua nga sulmuesi francez, i cili la gjurmë në trofeun e parë të sezonit të fituar nga madrilenët. 

Mbappe ishte shënues i golit të dytë në minutën e 68-të në fitoren 2:0 të Real Madridit në Superkupën e Evropës ndaj Atalantas. 

Në Superkupë luajnë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. 

Në fund, madrilenët nuk gabuan dhe triumfuan 2:0. 

Edhe Tjetër e arritur e madhe e Mbappes me Real Madridin Futboll Tjetër e arritur e madhe e Mbappes me Real Madridin

Për Realin ishte trofeu i gjashtë i fituar në Superkupën e Evropës. 

Federico Valverde e shënoi golin e parë në minutën e 59-të me asistim të përkryer të Vinicius Juniorit, kurse Mbappe e shënoi golin që e vendosi sfidën. 

Mbappe luajti deri në minutën e 83-të. Ai u transferua te Reali në këtë verë nga skuadra e Paris Saint-Germainit. Me parisienët, Mbappe kishte shënuar 256 gola, pasi ishte transferuar nga Monaco, skuadër me të cilën kishte realizuar 27 herë. 

Mbappe me Francën ka 48 gola në total. 

Berat Gjimshiti tek Atalanta e kompletoi ndeshjen.


Mbappe shënon golin e parë në debutim

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka debutuar me gol me fanellën e Real Madridit. Ai shënoi golin e dytë për Realin në minutën e 69-të. 

Edhe Real Madridi fiton ndaj Atalantas me golat e superyjeve Futboll Real Madridi fiton ndaj Atalantas me golat e superyjeve

Reali po fiton 2:0 ndaj Atalantas në Superkupën e Evropës. Ndeshja po luhet në Varshavë.


Pjesa e parë e Superkupës mbyllet baras

Pjesa e parë e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas është mbyllur pa gola. 

Te fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, debutoi në ndeshje zyrtare Kylian Mbappe, që iu bashkua madrilenëve në verë nga Paris Saint-Germaini. 

Të dyja skuadrat patën rastet për të shënuar. 

Atalanta e Berat Gjimshitit e qëlloi shtyllën me mesfushorin Marten de Roon në minutën e 25-të. 

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i pafat ishte edhe Rodrygo, kur për pak sa nuk shënoi supergol. E qëlloi transversalen. 

Edhe Mbappe shënon, Real Madridi në epërsi Futboll Mbappe shënon, Real Madridi në epërsi

Ballafaqimi mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës po zhvillohet në Varshavë. 

Real Madridi e synon trofeun e gjashtë të Superkupës së Evropës, ndërsa Atalanta të parin.