Futboll

Mbappe shënon, Real Madridi në epërsi

Mbappe

Kylian Mbappe ka kaluar në epërsi 1:0 Real Madridin në ndeshjen ndaj Atalantas.

Ndeshja në Bergamo i takoi xhiros së gjashtë të Championsit. 

Mbappe shënoi në minutën e dhjetë.

VIDEO:

Real Madridi fiton ndaj Atalantas me golat e superyjeve

1 muaj më parë / 10 dhj 2024 22:54
Real Madrid

Superyjet Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham kanë shënuar nga një gol për t’ia siguruar fitoren e rëndësishme Real Madridit.

Kampioni në fuqi, Real Madridi, fitoi të martën mbrëma 3:2 ndaj Atalantas në Bergamo. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve, ndërsa madrilenët bënë hap shumë të rëndësishëm drejt fazës tjetër të garave.

Dy xhiro para fundit të fazës së ligës, Real Madridi është i 17-ti me nëntë pikë. Atalanta e pësoi humbjen e parë, ndërsa tani renditet e teta me 11 pikë. Ende është në zonën që siguron direkt një të tetën e finales.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte shumë e mirë.

Kylian Mbappe shënoi në minutën e dhjetë për 1:0 në të mirë të Madridit. Mbappe më pas u lëndua dhe u zëvendësua që në pjesën e parë.

Charles de Ketelaere shënoi nga penalltia në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për 1:1.

Vionicius Junior shënoi për 2:1 në të mirë të Madridit në minutën e 56-të, ndërsa menjëherë në minutën e 59-të realizoi Jude Bellingham.

Ademola Lookam vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 65-të.

Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 74-t për Atalantan.

Reagon Atalanta, ngushton rezultatin

1 muaj më parë / 10 dhj 2024 22:24
Lookman

Ademola Lookman shënoi gol të bukur për Atalantan për të ngushtuar rezultatin në 3:2 në ndeshjen me Real Madridin.

Lookman shënoi në minutën e 65-të.

VIDEO:

Real Madridi shënon edhe golin e tretë

1 muaj më parë / 10 dhj 2024 22:19
belling

Jude Bellingham ka shënuar për 3:1 në ndeshjen e Real Madridit ndaj Atalantas.

Bellinghami shënoi në minutën e 59-të.

VIDEO:

Madridi kthen epërsinë, realizon Vinicius

1 muaj më parë / 10 dhj 2024 22:15
Vinicius

Real Madridi ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Atalantas.

Për 2:1 shënoi Vinicius Jr në minutën e 57-të.

VIDEO:

Barazon Atalanta

1 muaj më parë / 10 dhj 2024 21:48
atalanta

Atalanta ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Në minutën e parë shtesë nga penalltia realizoi Charles De Ketelaere. Penalltia u shkaktua nga ndërhyrja e palejuar e Aurelien Tchouamenit.

Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

VIDEO:

Lëndohet Mbappe, lëshon fushën

1 muaj më parë / 10 dhj 2024 21:40
Mbappe

Kylian Mbappe ka shënuar golin për 1:0, por ka lëshuar fushën tashmë. Ai u zëvendësua në minutën e 36-të pas një lëndimi. Në vend të francezit hyri Rodrygo.

Real Madridi po udhëheq 1:0 ndaj Atalantas.