Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maupay transferohet te Evertoni

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Everton, ka transferuar sulmuesi Nael Maupay nga Brighton & Hove Albion.

Everton në faqen zyrtare ka njoftuar se Maupay ka firmosur kontratë trivjeçare, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

26-vjeçari është përforcimi i gjashtë i Evertonit këtë verë pas James Tarko]skit, Ruben Vinagres, D]ight McNeilit, Conor Coadyt dhe Amadou Onanas.

Maupay ka kaluar tri stinorë te Brightoni ndërsa i ka realizuar 26 gola në 84 ndeshje në Premier Leagues.

“Evertoni është klub i madh me tifozë të jashtëzakonshëm dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, ka thënë Maupay.