Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinelli i pakënaqur te Arsenali

Gabriel Martinelli mund të kërkoj largimin nga skuadra e Arsenalit, raporton të mërkurën “The Mirror”.

Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur vetëm dy ndeshje në Premier League për “Topçinjtë”.

Ai ka kërkuar të ketë më shumë minutazhë, në të kundërtën do të largohet nga skuadra londineze.

Braziliani ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024.