Sulmuesi nga Brazili, Gabriel Martinelli, do të mbetet gjatë pjesë e skuadrës së Arsenalit.
Ekipi nga Londra ka njoftuar të premten se 21-vjeçari ka firmosur kontratë të re afatgjate.
Me kontratën e re, Martinelli do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në verën e vitit 2027, ndërsa ka edhe opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Pas firmosjes së kontratës, Martinelli është shprehur i lumtur që do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej si lojtar në radhët e Arsenalit.
Ai iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 nga klubi brazilian Ituano, ndërsa këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 3 asistime.
Martinelli, gjithashtu ka edhe 6 paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit.
Artikuj të ngjashëm