Futboll

Mbrojtësi i rëndësishëm vazhdon me Arsenalin

Gabriel Magalhaes

Gabriel Magalhaes ka firmosur kontratë të re shumëvjeçare me Arsenalin. 27-vjeçari ishte transferuar në shtator të vitit 2020 nga Lille dhe deri më tani ka bërë 210 paraqitje për londinezët. Është mbrojtësi më i rëndësishëm në skuadrën e Mikel Artetas, por po ashtu ka kontribuar në sulm duke i realizuar plot 20 gola.

Gabriel e nisi karrierën në Brazil, ndërsa u transferua në Francë në janar të vitit 2017. Nga Lille ka pasur periudha huazimi te Troyesi dhe Dinamo Zagrebi.

Braziliani ka shkëlqyer tek Arsenali, që tani i ka ofruar kontratë për shumë vjet.

Gabriel i ka 14 paraqitje për Brazilin.