Sulmuesi brazilian i Arsenalit, Gabriel Martinelli , ka zbuluar se ambicia e tij është të qëndrojë sa më gjatë në “Emirates”.
20-vjeçari ka shkëlqyer te londinezët këtë edicion duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.
Kontrata aktuale brazilianit i skadon në vitin 2024. Drejtuesit e klubit anglez do t’i ofrojnë marrëveshje të re lojtarit që do ta mbante atë në Londër deri në vitin 2026.
Në 17 ndeshje në Premier League sulmuesi ka realizuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.
Artikuj të ngjashëm