Sulmuesi i krahut, Gabriel Martinelli, është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Arsenalit, përcjell “The Sun”, të hënën. Braziliani ka thënë se është i lumtur tek Arsenali dhe gjasat janë të mëdha për të firmosur kontratë të re afatgjate.
“Sigurisht, që dua të qëndroj këtu pasi jam i lumtur. Jemi në negociata dhe do të shohim si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Martinelli.
Ai ka kontratë me klubin nga Londra deri në vitin 2024, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Megjithatë, Arsenali po dëshiron që me kontratën e re ta mbajë Martinellin të paktën deri në vitin 2028. Trajneri Mikel Arteta po e sheh si lojtar të rëndësishëm për projektin e tij. Këtë edicion, Martinelli ka 4 gola e 2 asistime në të gjitiha garat për Arsenalin.