Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille pas Witselit

Olympique Marseille ka shprehur interesim për mesfushorin belg Axel Witsel, ka njoftuar të mërkurën “L’Equipe”.

Marseille tashmë ka kontaktuar Witselin për ta bindur që karrierën ta vazhdojë në Francë. Witsel në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Borussia Dortmundin.

33-vjeçari tek ekipi francez po shihet si zëvendësim ideal për Boubacar Kamaran, i cili është transferuar te Aston Villa. Francezët janë gati t’i ofrojnë Witselit kontratë dyvjeçare për ta mposhtur konkurrencën e Atletico Madridit, ekip që po ashtu po synon transferimin falas të belgut.

Witsel prej vitit 2018 ka qenë pjesë e Dortmundit ndërsa është edhe reprezentues i Belgjikës.