Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi me ofertë për Witsel

Atletico Madridi është në kërkim të një mesfushori.

“AS” ka bërë të ditur se trajneri Diego Simeone është duke tentuar ta bindë mesfushorin Alex Witsel të transferohet në Madrid.

33-vjeçari është futbollist i lirë, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Borussia Dortmundin.

Klubi spanjoll ka nisur negociatat me belgun dhe pritet t’i ofrojë kontratë të majme për ta bindur të transferohet në Spanjë.

Për Witsel në garë është edhe skuadra franceze Marseille.

Artikuj të ngjashëm