Alex Witsel ka arritur marrëveshje personale me Atletico Madridin.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtari është pajtuar me kushtet e ofruar nga klubi spanjoll.
Mesfushori do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Është trajneri Diego Simeone që ka bindur belgun të transferohet në La Liga.
Witsel është larguar nga Borussia Dortmundi si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.