Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Griezmann vazhdon kontratën me Atletico Madridin

Antoine Griezmann

Legjenda e Atletico Madridit, Antoine Griezmann do të vazhdojë të luajë për këtë skuadër. Klubi madrilen të hënën njoftoi se sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2027.

Griezmanni kishte oferta të ndryshme, por ka vendosur të mbetet te skuadra e Diego Simeones.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tifozë të Atleticos. Jam shumë i lumtur që do ta mbaj veshur këtë fanellë edhe për shumë vjet. Shpresoj t’iu sjell shumë gëzime”, ka thënë Griezmann.

34-vjeçari ka luajtur fillimisht për Atleticon nga viti 2014 deri në vitin 2019. Kishte një periudhë te Barcelona, ndërsa u kthye në vitin 2021 në klubin ku ndihet më së miri.