Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi në bisedime për Wistelin

Juventusi është në bisedime me Borussia Dortmundin për mesfushorin Axel Witsel, shkruan “Sky Sport Germany”.

Gjiganti italian është duke synuar ta ketë belgun që nga janari i vitit të ardhshëm.

Ai me skuadrën gjermane ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon. Mesfushori 32-vjeçar i Belgjikës pjesë e Dortmundit është që prej vitit 2018.