Juventusi po synon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas të përditshmes gjermane, “Bild”, drejtuesit e klubit do të tentojnë transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Alex Witsel.
Mesfushori belg shihet si përforcim ideal për ekipin italian.
32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me ekipin gjerman.
Këtë edicion ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha garat.