Mesfushori i Belgjikës, Axel Witsel i është ofruar skuadrës së Juventusit. Kështu që, sipas “Sky Sports Italia”, Witsel mbetet një opsion te Juventusi në rast të largimit të amerikanit Weston McKennie.
Witsel ka kontratë me Borussia Dortmundin deri vitin e ardhshëm dhe mund të transferohet te Juventusi për një tarifë të lirë.
Ai i u bashkua ekipit nga Bundesliga në vitin 2018 nga klubi kinez Tianjin Quanjian. Për Dortmundin, belgu ka 11 gola në 108 paraqitje në të gjitha garat. Në fakt, Witsel ishte pranë kalimit te Juventusi në vitin 2016, por transferimi nuk u realizua për shkak se skuadra e Zenitit atëbotë refuzoi ofertën e ekipit italian.