Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, amerikanin Weston McKennie.
“Tuttosport” raporton të hënën, se Dortmundi po përgatit ofertën për ta bindur Juventusin në lirimin e 23-vjeçarit. McKennie ka gjasa të largohet nga Juventusi para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, pasi ekipi italian po synon transferimin e Leandro Paredesit nga Paris Saint-Germaini.
Për kartonin e McKenniet, Juventusi po kërkon rreth 30 milionë euro. McKennie iu bashkua Juventusit në vitin 2020 nga Schalke dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.