Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Witsel i gatshëm t’i bashkohet Newcastlet

Mesfushori Axel Witsel ka mirëpritur interesimin e skuadrës së Newcastlet dhe burime të afërta me futbollistin kanë bërë të ditur se ai është i gatshëm të vazhdojë karrierën në Premier League.

Kohët e fundit, është raportuar se Newcastle po insiston në transferimin e Witselit gjatë afatit kalimtar të janarit pasi belgu pritet të largohet nga Borussia Dortmundi.

Për kartonin e tij, ekipi anglez ka ofruar rreth dhjetë milionë euro duke pasur parasysh se Witsel ka kontratë me ekipin gjerman deri në fund të këtij sezoni.

Krahas Newcastlet, interesim për shërbimet e Witselit ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit. 32-vjeçari këtë sezon ka 19 paraqitje me Dortmundin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018.