Liverpooli, Borussia Dortmundi dhe Paris Saint-Germaini janë të interesuar për mesfushorin 22-vjeçar Alan Varela. Por, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit argjentinas duhet t’i shpenzojnë 60 milionë euro.
Ai është pjesë e Portos nga gushti i vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2028.
Mesfushori ka treguar paraqitje të mira në elitën e Portugalisë, duke shënuar dy gola dhe po aq asistime në 20 ndeshje.
Ai në të kaluarën ka luajtur dy ndeshje për Argjentinën U20.