Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Varelan

Liverpooli është i interesuar për ta transferuar mesfushorin e Portos, Alan Varela.

22-vjeçari ka treguar paraqitje të mira me fanellën e klubit portugez, duke shënuar dy gola në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Mesfushori defensiv me Porton ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Ai iu bashkua Portos nga skuadra e Boca Juniorsit në gusht të vitit të kaluar.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 20 milionë euro. Ai në të kaluarën ka luajtur dy ndeshje për Argjentinën U20.