Giovanni Leoni është mbrojtësi më i ri i skuadrës së Liverpoolit. “Të Kuqtë” të premten e kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të talentuar.
Leoni i është bashkuar Liverpoolit nga Parma për 31 milionë euro. Ai me gjigantin anglez ka nënshkruar kontratë deri në verën e viti 2031.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo18-vjeçari do ta veshë fanellën me numër 15 te Liverpooli.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ndjesi vërtet e mrekullueshme dhe jam i nderuar që jam këtu. Isha shumë i lumtur që Liverpooli u interesua për mua. Kur e pashë këtë thashë, kjo është çmenduri. Vendimi ka qenë i lehtë për t’u marr sepse është një nga klubet më të mira në botë. Unë nuk thashë jo. Nuk është e mundur t’i thuash jo këtij klubi. Dua të përmirësohem shumë me shokët e mi të rinj të ekipit në stërvitje”, ka thënë Leoni për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Italiani pjesë e Parmas ishte nga vera e kaluar kur u transferua nga Sampdoria për 4 milionë euro.