Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zidane i impresionuar nga mbrojtësi i Liverpoolit

Zidane

Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e mbrojtësit të Liverpoolit, Jeremy Jacquet.

21-vjeçari ishte startues në dy ndeshjet e para nën drejtimin e Zidanes te Franca. 

Në barazimin 1:1 të Francës ndaj Italisë , mbrojtësi i Liverpoolit kompletoi 79 nga 80 pasime, fitoi katër duele dhe pati disa ndërhyrje të rëndësishme në repartin defensivë.

Zidane ka lavdëruar 21-vjeçarin.

“Shumë i mirë. Shumë, shumë i mirë. I guximshëm. Shumë i mirë në duele. Edhe një herë ishte shumë i mirë. E thashë katër herë!”, ka deklaruar 54-vjeçari Zidane. 

Jacquet ka treguar se debutimi dhe stërvitjet me ekipin e parë kanë qenë një përvojë edhe më e mirë sesa e kishte imagjinuar.

“Është më mirë nga sa e kisha imagjinuar. Të stërvitesh me të gjithë këta lojtarë të mëdhenj është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Po përpiqem thjesht ta shfrytëzoj në maksimum çdo moment”.

21-vjeçari në muajin korrik bëri hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te Liverpooli nga Rennesi për 63 milionë euro.