Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marleku shënon në disfatën e Schaffhausenit, Abedini asiston

Mark Marleku ka shënuar gol në disfatën e Schaffhausenit në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Marleku me skuadrën e tij të premten mbrëma u mposht në udhëtim te Stade Nyonnais, me rezultatin 2:1. Ishte ndeshje e raundit të katërt në “Challenge League”.

Marleku shënoi në minutën e 50-të për epërsinë e mysafirëve. Në duelin tjetër të premten, Xamaxi mposhti thellë Thunin, 4:0. Eris Abedini asistoi në golin e katërt, në minutën e 86-të të ndeshjes.