Kostas Manolas ka vazhduar kontratën me Romën deri në vitin 2022.
Mbrojtësi grek është lidhur me një kalim te Arsenali, Chelsea, Liverpooli e Interi, por vazhdimin e kontratës e konfirmoi me një video në faqen e tij zyrtare.
26-vjeçari te Roma u transferua nga Olympiacosi në vitin 20014. Me kontratën e re ai do të përfitojë 3 milionë euro në vit.