Qendërmbrojtësi Kostas Manolas do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Olympiacosit në afatin kalimtar të janarit.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Olympiacosi tashmë ka siguruar shërbimet e Manolasit, i cili do të zyrtarizohet muajin tjetër.
Për kartonin e Manolasit, Olympiacosi do t’i paguajë Napolit rreth pesë milionë euro.
Ai tashmë është pajtuar me një kontratë trevjeçare tek Olympiacosi dhe tashmë ka kaluar me sukses testet mjekësore.
Manolas do të largohet nga Napoli, pasi e ka humbur vendin e titullarit dhe kështu prite të kthehet te Olympiacosi, ekip për të cilin luajti prej vitit 2012 deri në vitin 2014.
Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024, kurse këtë sezon ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat.