Pasi u largua pas 16-të vjetësh nga Real Madridi, Marcelo u transferua verën e kaluar te klubi grek, Olympiacos, dhe nënshkroi marrëveshje njëvjeçare.
Megjithatë, ai pati vetëm 332 minuta prejse u transferua në Greqi, ndërsa ka realizuar tri gola gjatë kësaj periduhe.
“Relevo” ka raportuar të shtunën se Marcelo pritet ta shkëputë kontratën katër muaj më herët, në mënyrë që të largohet nga Olympiacosi.
Sipas këtij mediumi, Marcelo ka pranuar një ofertë nga një skuadër tjetër, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Muajin e kaluar u tha se skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr, kishte shprehur interesim për ta transferuar.
Ai do të bashkohej në një skuadër sërish me Cristiano Ronaldon.