Qendërmbrojtësi grek Kostas Manolas pritet që gjatë kësaj jave të transferohet te skuadra e Napolit.
Mediumet italiane kanë njoftuar të dielën se Napoli do t'ia paguajë Romës klauzolën e lirimit për Manolasin në vlerë prej 36 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManolas me Napolin do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të ketë një pagë vjetore prej katër milionë eurosh.
Ai te Napoli do ta zëvendësojë Raul Albiolin që do të largohet për t'u transferuar te Villarreali.
Manolas 28-vjeçar, në edicionin e fundit ka shënuar dy gola në 35 paraqitje për Romën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022.
Ai te Roma është transferuar në vitin 2014 nga Olympiacosi për 14 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te AEK-u. Manolas ka edhe 40 ndeshje me Përfaqësuesen e Greqisë.